north

BLOG/BURIME NJERËZORE

Cilësitë e Mira që një Punëdhënës duhet të kërkojë tek Punonjësit. 3 Tipare që Tregojnë për Cilësitë

Kristian Zara

Krijues Artikujsh tek Elite Coaching | Qesh. 2022

Po kërkoni punonjësit e duhur?

Bizneset, dhe jo vetëm këto, varen më së shumti nga niveli i njerëzve të cilët punësohen në to. Kjo do të thotë se punonjësit janë ata të cilët ndërtojnë grupe të aftë apo të pa aftë për punë. Këto grupe ndikojnë drejtpërdrejtë në rezulatatet e përkushtimit në punë.

Tek një nga artikujt tanë, ne kemi folur për përkushtimin në punë dhe për rëndësinë e tij në jetëgjatësinë dhe suksesin e një biznesi. Tek ky artikull ne do të kalojmë përmes cilësive që një punonjës duhet të ketë dhe se si mundet punëdhënësit të kuptojnë nëse punonjësit në të vërtetë përputhen me tiparet e cilësisë.

Një nga aspektet e vështira të biznesit është gjetja dhe qëndrimi i punonjësve për kohë të gjatë në punë. Të punësosh njërëz të mirë (të aftë) është e vështirë, ndërsa t’i bësh ata të qëndrojnë për kohë të gjatë është edhe më e vështirë. Sidoqoftë, në këtë rast, gjenden trajnerë biznesesh të cilët kanë dijen dhe eskperiencën e duhur t’ju ndihmojnë përgjatë këtij procesi dhe të ndërtoni një grup të fort punojësish që ju dëshironi për biznesin tuaj. Në të njëjtën mënyrë siç ju kërkoni nga punonjësit tuaj të zhvillojnë aftësitë e tyre, gjithashtu edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Në këtë drejtim ju duhet të zhvilloni aftësinë që ju ndihmon të përcaktoni se cilat cilësi përbëjnë një punonjës të mirë. Është e rëndësishme që ju të adoptoni metodën e vlerësimit që tregon për përbushjen e 3 tipareve të cilësisë së një punonjësi.

 

Le të hedhim një sy se si mundemi të zbulojmë punonjësin e duhur duke pare së pari për llojet e cilësive.

1. Bashkëpunim – Punë Grupi

Bashkëpunimi përmbledh një përzierje të aftësive komunikuese, tolerancës dhe përkushtimit. Këto aftësi të harmonizuara dhe të bashkëlidhura profesionalisht në një cilësi të vetme bëjnë pjesëtarin e grupit të jetë një bashkështesë positive brenda grupit të punës.

Pjesëtar i mirë i një ekipi është:

• Përshtatës tek ndryshimet
• I përkushtuar tek suksesi personal dhe tek suksesi i grupit
• I besueshëm dhe përgjegjës
• Problem zgjidhës i aftë
• I përshtatshëm për role të ndryshme, përfshirë edhe rolin e drejtuesit kur është nevoja

2. Aftësi Komunikuese

Aftësitë e forta komunikuese sjellin përfitime për punonjësin dhe bizesin vetë. Gjithashtu aftësi të larta komunikuese dhe ndërvepruese ndërtojnë klimë positive dhe efektive midis punonjësve. P.sh. këto aspekte të cilat zhvillohen brenda mjedisit të punës janë vendimtare në përfundimin e një projekti. Ka momente kur punonjësit kanë mungesa të këtyre aftësive, që do të thotë dështim të projektit.

Një komunikim i mirë përmbushet nga tiparet e mëposhtme:

• Nivel i lartë profesionalizmi
• Mendje hapur në qasjen e bashkëbisedimeve, problemeve dhe ideve
• Respekt për njohuritë e të tjerëve dhe i kujdesshëm në argumentimin e njohurive personale
• Aftësia për të interpretuar modele jo verbale të kumunikimit

Një komunikues i fortë është në gjendje të dëgjojë të tjerët. Ai/ajo sigurohet, duke kaluar nëpërmjet një komunikimi aktiv, që tjetri të arrijë të shprehet dhe të përgjigjet siç duhet.

3. Përkushtim

Përkushtimi është mbështetje, përkatësisë dhe besnikërisë tek një punonjës. Kjo gjithashtu sjell zhvillimin profesional të punonjësve dhe rritjen e përkushtimit në punë. Punonjësit e përkushtuar janë shpesh ata që ndikojnë në suksesin e një biznesi apo projekti.

Punonjësi i përkushtuar, ka këto tipare:

• Pasion për punën
• Mendësi pozitive drejt punës në përgjithësi
• Përpikmëri për të gjitha ngjarjet që lidhen me punën
• Fleksibilitet kur caktohen detyrat e punës

4. Besueshmëri

Besueshmëria është shumë e rëndësishme në punë. Është një faktor domethënës që tregon se puna do të kryhet dhe do të përfundojë mirë. Punonjësit që tregojnë besueshmëri janë shpesh ata që mund t’i besosh në çdo gjë. Kjo është diçka shumë e vlefshme në vendin e punës dhe luan rol kyç për vazhdimësinë e biznesit. Kjo sepse çdo punonjës mund t’i kryej detyrat pa pasur nevojën e mbikëqyrjes.

 

Besueshmëria duket në:

 

• Interes të lartë për evente në lidhje me punën
• Arrdhja në punë në kohë
• Përfudim të lartë cilësor të punës
• Përfundim e punës në kohë
• Vullnetin për të marrë iniciativa kur nevojiten

5. Ndërgjegje

Punonjësit e vetëdijshëm e kuptojnë forcën dhe dobësinë e tyre. Ata janë në gjendje të kuptojnë se kur duhet të kërkojnë ndihmë ose këshila mbi punën dhe të përpiqen të përmirësohen vazhdimisht. Punonjësit e ndërgjegjshëm janë ata që priren të reflektojnë mbi aftësitë e fituara në kohë dhe përpiqen të zhvillojnë aftësi profesionale në të ardhmen.

 

Vetë-ndërgjegjësimi përfshin:

 

• Inteligjencë të fortë emocionale dhe qetësi të brendshme
• Kuptimi i rolit individual dhe rolit të ekipit
• Kërkues dhe i hapur për të mësuar nga të gjitha burimet

6. Integritet

Integriteti vjen përmes marrëdhënies së dyanëshme. Punonjësit që ndihen të besuar dhe të vlerësuar shpesh kanë tendencë t’u besojnë edhe punëdhënësve të tyre. Kjo qasje rezulton në çlirimin e punonjësve nga situata stresuese që ndikojnë në performancën e tyre në punë, ndërsa punëdhënësit fokusohen në aspekte të tjera të biznesit në vend që të humbasin vëmendjen duke kontrolluar nivelin e angazhimit të punonjësve të tyre në punë.


Integritet do të thotë gjithashtu besim midis punonjësve brenda ekipit të punës që ata vetë ndërtojnë. Për shembull, me nivel të lartë integriteti, punonjësit i besojnë njëri-tjetrit në sinqeriet në lidhje me realizimin e një projekti. Në këtë mënyrë mund të zhvillohen lehtësisht strategji grupi që çojnë në sukses brenda departamentit. Gjithashtu, kjo rezulton në suksesin e kompanisë në tërësi.

 

Çfarë duhet vënë re për një punonjës me integritet?

 

• Ndershmëri për ecurinë e punës, çështjeve dhe rezultateve
• Etika personale në të gjitha praktikat e biznesit
• Ndërgjegjësimi për vlerat thelbësore dhe demonstrimi i tyre rregullisht
• Vendimarrja e bazuar në integritet dhe ndershmëri

3 Tipare që duhen marrë parasysh, të cilat tregojnë për zotërimin e cilësive dhe ju ndihmojnë të vlerësoni punonjësit tuaj.

1. Bashkëpunues
Kur punësoni njerëz, një nga gjërat që duhet të keni kujdes fillimisht është niveli i bashkëpunimit dhe vullneti për t’u bërë pjesë e një ekipi. Ju mund ta bëni këtë ose duke kontrolluar historikun e personit me anë të pyetjeve lidhur me këtë aspekt, ose duke caktuar detyra që mund të shfaqin aspektin bashkëpunues të punonjësit. P.sh., kur i kërkoni, krejt arsyeshëm, një punonjësi të ri të bëjë diçka, a ju kthen përgjigje me “jo” ose “unë nuk mundem ose nuk do ta bëj këtë”?

Nëse një punonjës debaton shpesh me ju, ose vazhdimisht përpiqet të gjejë arsye pse diçka nuk mund ose nuk do të bëhet, kjo është një shënjë jo e mirë. Si punëdhënës është më mirë të rrethoheni me njerëz që kanë një qëndrim pozitiv dhe dëshirojnë të provojnë mundësitë para se t’ju japin një përgjigje negative. Kjo nuk do të thotë që punonjësit duhet të dinë të bëjnë gjithçka. Nëse ata nuk dinë të bëjnë diçka në vend që të thonë “po” dhe ta bëjnë atë gabim ata duhet të thonë, “unë nuk di si ta bëj këtë, por do të isha i lumtur për të mësuar nëse mund të më tregoni se si” – kjo do të ishte përgjigja e dikujt të besueshëm.

2. Mos e merrni rezumenë thjesht ashtu siç duket, shkoni pak më tej saj
Rezume-ja e dikujt është kontakti i parë i një punonjësi të ardhshëm. Punëdhënësit e bizneseve kanë mendime të përziera për CV-të. Ne rekomandojmë që të mos punësoni bazuar vetëm në CV pasi kjo nuk funksionon gjithmonë. Ndërkohë që intervistoni, është e rëndësishme të merret parasysh: A do të përshtatet ky individ me kulturën e kompanisë? Imagjinoni, a mund të punoni përkrah tij apo saj? Cili është pozicioni i tij/saj që mund të marrë në grupin e punës?

Punësimi i njerëzve është një aftësi dhe jo thjeshtë një vendim për të mbushur boshllëkun brenda biznesit. Të punësosh dikë vetëm sepse duken mirë në letër mund të jetë një gabim i madh. Pra, përqendrohuni edhe tek personaliteti i personit që është ulur përballë jush.

3. Bazohuni gjithashtu edhe në aftësitë plotësuese
Në rast se keni një numër të vogël punonjësish dhe e dini që biznesi ka nevojë për një numër më të madh, por nuk mund ta përballoni atë, është më mirë të kërkoni njerëz me aftësi plotësuese. Ideja është të punësoni njerëz me pika të ndryshme dhe të forta, në mënyrë që ata të plotësojnë dobësitë e njëri-tjetrit, veçanërisht kur jeni në fillim të biznesit tuaj. Përveç kësaj, njerëzit me aftësi plotësuese mund të zhvillojnë gjithashtu cilësi lidershipi në të ardhmen.