north

RRETH NESH/

Cilët jemi ne?

Rreth Elite Coaching

Elite Coaching (trajnim) përbëhet nga ndërthurja e teknologjisë me marketingun, multimedian dhe menjdes krijuese. Kompania përkushtohet tek ndërtimi i zgjidhjeve të cilat përshtaten me nevojat e kërkuara nga klienti.

 

Elite Coaching është e vendosur që gjithmon të krijojë një mjedis, konceptual dhe praktik, brenda së cilit të gjithë mund të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësitë profesionale bashkë me ato risi-kërkuese.

Elite Coaching është një kompani me karakter të qëndrueshëm. Është kompania e parë në Shqipëri e certifikuar nga Travelife, dhe që ka të drejtën të auditojë, të trajnojë dhe të mbikëqyrë institucionet publike, destinacionet turistike, bizneset/kompanitë me karakter të gjelbër dhe të qëndrueshëm për zbatimin e rregullores së Qëndrueshmërisë, si dhe të certifikojë këto në fund të arritjes së rezultateve.

Cilët jemi ne?  Stafi i Elite Coaching është gjithashtu i një karakteri të përbërë nga ekspertë teknologjik, mendje krijuese dhe me njohuri psikologjike i cili mundëson arritjen e rezulateve shkëlqyese, vepron mbi strategji efikase, për çdo biznes që dëshiron rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme në rrugëtimin e tij. Elite Coaching është gjithnjë e përkushtuar të mbështesë të gjithë klientët e saj në ç’do lloj nevojë dhë problem.

 

Jemi të përkushtuar t’iu japim të gjithë përvojën e cila buron nga brenda vlerave të kompanisë sonë, të cilat gjithnjë do të reflektojnë forcën e kulturës, larmisë dhe edukimit të stafit tonë.