north

RRETH NESH/

Përgjegjësia Sociale e Korporatës (PSK)

Our Vision

Ne i Duam dhe i Mbrojmë Vendet

Vendet janë kujtesë dhe mjedis, përvojë dhe hapësirë ku ne mund të zhvillojmë veten duke kultivuar, idividualisht ose kolektivisht, aftësitë bashkë me jetën tonë. Ne kujdesemi për vendet ku bejmë punë dhe shërbejmë me anë të biznesit tonë. Kështu që, përveç aspektit të qëndrueshmërisë ne praktikojmë edhe aktivitete të tjera të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e mjediseve të gjelbërta dhe në rritjen e cilësisë së jetës. Këto parime janë thelbësore për mënyrat se si ne bejmë biznes dhe janë kritere për stafin tonë.

Ne besojmë në sinergji dhe bashkëveprim. Ne dhurojmë, jemi vullnetarë dhe bëjmë aq sa mundemi për të siguruar që vendet që ne duam të jenë gjithmon aty për t’i gëzuar edhe brezat e ardhshëm. Ne jemi krenarë për stafin tonë të cilët janë të dhënë mbas udhëtimeve.

Përgjegjësia jonë sociale vepron mbi parimet e ruajtjes dhe zvogëlimin e ndikimit tonë tek mjedisi ku operoijmë. Ne kemi përvetësuar një ndërthurje praktikash dhe rregullash, trajnimesh dhe certifikimesh nëpërmjet edukimit dhe këshillimit të të gjithë partnerëve, punonjësve, bizneseve si dhe entiteteve private ose publike të cilët punojnë me ne.

Ne Mbështesim Komunitetet Vendase

Kemi ndërtuar Elite Academy e cila është brandi ynë për PSK, përgjegjësia sociale e korporatës. Akademia është në rritje çdo vit dhe me anë të saj ne mbështesim çdo ide biznesi e cila lidhet me ndikimin ekonomik-social si psh., edukimin dhe trajnimin professional. Tashmë Akademia është edhe pjesëtar i Travelife, që do të thotë një sektor më shumë tek programet e edukimit që ofrojmë.

 

Elite Academy është e hapur në filozofi, përshtatshme për këdo dhe jo përfituse si organzatë. . Financohet drejt për drejt nga Elite Travel Group. Ndërsa dhurime të jashtme nuk pranohen në formëb e fondeve por vetëm si kontribut dituror dhe përvojë, trajnime, programe bursash, seminare praktike, kurrikula innovative për TOT dhe student.

Vullnetarizëm

Përveç vlerave të cilat ndërthuren brenda rregullores së biznesit tonë, ne marrim pjesë në vullnetarizëm si diçka që na mëson të jemi më të përgjegjshëm dhe të edukojmë në vazhdim edhe njerëz të tjerë duke treguar rëndësinë e vullnetarizmit në mbarëvajtjen e mjedisit dhe jetës sonë shoqërore. Për këtë arsye stafi ynë ka realizuar veprimtari në pastrimin e plazheve, mbjelljen e pemëve, ka shënuar shtigje ne mbrojtje dhe shumë veprimtari vullnetare të tjera.

 

Vullnetarizmi nuk është vetë një praktikë e mirë vetëm për komunitetet vendase, por është gjithashtu një praktikë e mirë për veten që na mëson për natyrën, njerëzit dhe për rëndësinë e kujdesin ndaj bukurisë së planetit tonë.

Mëso më shumë rreth nesh