north

ZGJIDHJE PËR BIZNESIN/

Vegla & Transformim
Digjital

Në ditët e sotme, teknologjia vjen si avantazh për bizneset në mbarë botën. Kjo është e vërtetë, veçanërisht për bizneset e reja që synojnë të shmangin shpenzimet e tepërta.

Ekziston një mjet digjital për pothuajse gjithçka duke filluar nga bashkëveprimi me konsumatorët, tek koordinimi i brendshëm e deri tek kryerja e hulumtimit të tregut. Këto mjete ju ndihmojnë të ulni kostot operacionale, rrisni komunikimin e menjëhershëm me klientët dhe stafin, menaxhoni thjeshtë detyrat, ekspozoni Markën dhe të zgjeroni tregun e biznesit tuaj. Ky segment ju ndihmon të rrisni biznesin tuaj në çdo fushë të mundur.

 

Ekzistojnë zgjidhje digjitale në dispozicion për të ndihmuar kompaninë tuaj të kursejë para, veçanërisht në një kohë kur kultura e punës në distancë është në rritje. Teknologjitë e arkivimit të materialit në kompjuter mund t’ju lejojnë të drejtoni biznesin tuaj pa pasur nevojë për hapësirë zyre, duke ulur shpenzimet bazë.

Strategjitë Teknologjike

Epokë e re zhvillimi

Strategjia e Teknologjisë Profesionale ofron zgjidhje për klientët e brendshëm dhe/ose të jashtëm, në një sërë fushash duke përfshirë softuerin, web-biznesin dhe analizën e sistemeve, sigurinë kibernetike, analizën e të dhënave dhe infrastrukturën e rrjetit.

Nëpërmjet këtyre strategjive ne parashtrojmë elementë kyç që iu mundësojnë bizneseve të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja që shumëfishojnë rritjen e produktivitetit.

Qëndro në Lidhje

Na pëlqen të bëjmë miq të rinj!