north

RRETH NESH/

Historia Jonë

Fillimi

E kemi nisur rrugën tonë në vitin 2000, në një vend ku infrastruktura e turizmit ishte goxha e vjetër. Që nga ky çast, industria botërore e turizmit ka pësuar ndryshime të skajshme gjithandej. Edhe se vendi shtëpi i biznesit tonë, Shqipëria, nuk ka ecur më të njëjtat ritme si vendet fqinje, ne kemi qenë gjthnjë kuriozë dhe në linjë me këto ndryshime. Gjithësesi, Shqipëria është ende në zhvillim, për sa i përket vendodhjes së saj në destinacionet turistike, me një plan të pa qartë dhe për të cilin ne synojmë të kotribuojmë vazhdimisht.


 

Ky fakt ka qenë një nga sfidat e kompanisë sonë, Elite Travel Group, dhe arritjet e deritanishme kanë kaluar nëpër vështirësi dhe lodhje. Për këtë arsye ne po përqendrohemi tek përforcimi i biznesit duke ndërtuar një model me strategjik zgjerues, i cili të jetë shembull jo vetëm për bizneset në Shqipëri por edhe në vende të tjera. Kjo përqasje na ka dhënë mundësinë të rritemi qëndrueshëm dhe të jemi konkurues në tregun Shqiptar si edhe në atë të Evropës Juglindore. Sot, ne bëjmë më shumë se 20 vjet përvojë në industrinë e turizmit dhe karakteri i përqasjes sonë zhvillues na ka bërë të njohur si kompania më e mirë në Shqipëri.

Tashmë ne kemi një strategji të shëndoshë të bazuar në 5 kolona:

1

Mendësia e menaxhimit të cilësisë me qendër shërbimin ndaj klientit

2

Larmi produktesh në portfolion dhe përvojën tonë në lidhje me mjedisin e udhëtimeve B2B dhe B2C

3

Dixhitalizim në përmirësimin e cilësisë së struktures dhe veprimtarisë së biznesit

4

Zbatimin e investimeve të brendshme të zinxhirit të furnitorëve dhe mbështetjes së jashtme të furnitorëve strategjikë

5

Trajnim të vazhdueshëm për stafin, burimet njërëzore dhe BPO


Ne po punojmë të përkushtuar mbi një model biznesi i cili është i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm, që e bënë emrin tonë të qëndrojë fort e t’i bëjë ballë ç’do vështirësie botërore dhe ndryshimi si psh., ndryshimit të klimës, ndyshimeve shoqërore, cilësisë së punëtorisë dhe i ndërlikimeve që sjell koha e dixhitalizimit brenda së cilës në jetojmë sot. Ne jemi gati që model i biznesit tonë të jetë shembull edhe për të tjerët si një model i gatshëm dhe i përshtatshëm t’i përgjigjet nevojave të kohës por edhe vështirësive të panjohura të së ardhmes.

 

Modeli i Elite Travel Group mbështetet mbi 4 shtylla cilësore organizative. Ato janë: qendra e kompetencave, qendra e përfitimit, qendra e shpenzimeve dhe ajo e shërbimeve. Përkrahë Elite Travel group ne kemi ndërtuar edhe një nga degët e saj Elite Coaching.

 

Elite Coaching zhvillohet dhe mbikëqyret nga qendra e kompetencave e cila përbëhet nga një grup profesionistësh me karakter risisjellës dhe me aftësi drejtuese progressive.

 

Duke u drejtuar nga një qëllim i qartë, perspektiva e Elite Coaching për një Shiqpëri Destibacion Botëror dhe WB6 2030 rritet mbi konceptin e : Vend pa kufi, ndërthurjes kulturore, shkëmbimit dituror, paqes dhe jetës pa stress, organizimit të dobishëm, transparencës, vendit demokratik, vendit të gjelbër, mençurisë praktike, të qenurit aktiv, dashurisë dhe kujdesit për një shoqëri me vlera dhe virtyte, individit të përgjegjshëm dhe ekzistencës kolektive.