north

ZGJIDHJE KRIJUESE/

Dizajn UI/UX

Përdoruesi gjithmon në plan të parë!

Dizajni UI/UX lidh dy mjedise që përcaktojnë rezultatin përfundimtar të uebfaqes: mjedisin dizajnit të rafinuar në cilësinë e faqes vepruese për vizitorin dhe mjedisin e zhvillimit të nivelit të aplikacionit.

Le të punojmë dhe krijojmë sëbashku!
Ne ju garantojmë vetëm përfitime!

Në Elite Coaching ne udhëheqim çdo projekt dhe produkt përmes një pune shumë cilësore dhe vendosim mendjen tonë krijuese për të sjellë në jetë risitë dhe origjinalitetin. Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë me përvojë në ueb dhe dizajn grafik, në prodhimin e përmbajtjes vizuale dhe verbale, si dhe menaxherë bashkë me mirëmbajtës sistemi.

Elite Coaching ofron një trupëzim përgjegjës të zhvillueshmërisë, teknologjisë, veprueshmërisë, dizajnit, grafikës, përdorshmërisë dhe krijimtarisë për gjithçka shfaqet e dukshme tek përdoruesi i uebfaqes.

Përpara se të ndërthuren këto dy botë të një uebfaqeje, është shumë e rëndësishme të plotëshen nevojat e klientëve të cilat lidhen me përmirësimin e idesë së markës dhe krijojnë konkretizim për produktet e tyre. Përpara se t’ia kalojmë punën ekipit tonë të mrekullueshëm të programuesve, mbasi është kryer një punë dhe testim në lidhje me përvojën e përdoruesit, qëllimi ynë është të krijojmë një proces të lehtë, instiktiv, efikas dhe të bukur, qoftë kjo për një faqe interneti apo një aplikacion.

Aplikacionet e Personalizuara Ueb
Ne zhvillojmë softuer dhe aplikacione të dedikuara me një front-end efikas dhe funksional.

Dizajn UI/UX
Suksesi i produktit dixhital është një kombinim i kënaqësisë së përdoruesit dhe arritjes së qëllimeve të biznesit.
JavaScript
Ne krijojmë front-end bazuar në kornizat JS si Vue.js, React.js, Angular dhe zgjidhje të dedikuara

Ndër-Platformat
Ne krijojmë aplikacione që ofrojnë përvoja brenda sistemeve të shumta, njëkohësisht.

Performancë
Na shqetëson koha e hapjes së faqes. Kështu që duke manipuluar HTML, CSS dhe JavaScript sigurohemi që faqja të hapet shpejt.
Veprueshmëria
Ne krijojmë dizajne të përgjegjshme në internet duke përdorur fletë stilesh në CSS


PROJEKTET TONA TË FUNDIT

Qëllimi ynë është të nxisim, inkurajojmë dhe mbështesim kolegët tanë të bëjnë punën e tyre ashtu siç e dinë më mirë. Kemi krijuar me dashuri një sistem pune që thjesht është funksional!

DIZAJNI UI/UX COACHING

Pavarësisht nëse jeni koleg projektues UI/UX, apo profesionist, ose krejtësisht i ri në këtë fushë, ka gjithmonë mundësi për të filluar punën e ëndrrave të së ardhmes!

01
Bazat e UI/UX
Faza e parë! Apliko njohuritë e fituara, nga organizimi dhe strukturimi i përmbajtjes së bazuar në ekran, përcaktimi i qëllimeve dhe strategjisë, deri te krijimi i kornizave TV dhe modeleve vizuale.
02
Puno mbi
Projekte Reale
Niveli tjetër është një projekt praktik. Ju do të duhet të përfundoni me sukses projektin(et) për të mbyllur trajnimin dhe për të fituar punën tuaj!

03
Bashkohu me Grupin

Kjo fazë përqendrohet në kërkimin, planifikimin, vendosjen e qëllimeve, kuptimin e sjelljes së përdoruesit, strukturimin e përmbajtjes, zhvillimin e modeleve dhe shumë më tepër!

Qëndro në Lidhje

Na pëlqen të bëjmë miq të rinj!