BLOG/ZGJIDHJE KRIJUESE
Krijues Artikujsh tek Elite Coaching | Qesh. 2022
Tregohu i zgjuar, origjinal, njerëzor – përcill markën, përcill mesazhin!
Kur takoj sipërmarrës biznesi dhe flas me ta, shumica ndalojnë gjatë tek logo-ja e biznesit. Për mua, ky është një problem për të cilin këta njerëz kanë shumë pak dijeni.
Përqendrimi i fortë tek aspekti i logos së markës sjell si pasojë që kuptueshmëria e praktikave të markës të dobësohet, të qaset vetëm në një anë ose të përcillet gabim jashtë biznesit. Të kuptoni se çfarë roli luan ndërtimi i markës brenda dhe për biznesin, duke e zhvilluar atë nëpërmjet përbërjes që sjell suksesin e markës, do të mund të nxisë impakt të madh dhe gjithashtu sukses për biznesin tuaj.
1. Qëllimi
Një markë duhet të ketë një qëllim dhe një arsye domethënëse pse ekziston. Për të kuptuar se cili është qëllimi i markës suaj, duhet të shikoni se kujt po i shërbeni dhe çfarë ofroni për të. Pavarësisht se çfarë shërbimi apo produkti ju ofroni, e rëndësishme është të përmbushni kënaqësinë tek audienca juaj, gjë që ngjall emocione gjithashtu. Kini parasysh se të gjithë ne, edhe ju vetë, kërkojmë gjëra dhe zgjidhje për të bërë jetën tonë më të lehtë dhe kuptimplotë. Pra, gjeni ose ndërtoni një qëllim të markës suaj që mund të ndikojë në jetën e klientëve dhe mos humbisni shumë në fokusimin vetëm mbi aspektin e fitimit.
2. Vizioni
Vizioni është e ardhmja e biznesit tuaj, ku dhe si planifikoni të jetë biznesi dhe projektimi në përgjiithësi i markës suaj brenda klimës së ardhshme të tregut.
Përgjigjuni këtyre pyetjeve dhe kthejini ato në hapa që do t’ju ndihmojnë të zhvilloni vizionin e markës suaj:
1. Ku dëshironi të jeni pas 10 vitesh?
2. Si duket marka në të ardhmen?
3. Sa i madh është plani juaj i zgjerimit?
4. A do të zgjeroni edhe ju ofertat e produkteve t’uaja?
5. Si e shikoni ju suksesin e biznesit tuaj?
Përgjigjet që do nxirrni nga këto pyetje janë jetike në ndërtimin e markës. Vizioni duhet të jetë në lartësinë e duhur për të ndikuar dhe frymëzuar, por jo aq i madh në mënyrë që njerëzit brenda biznesit të mund të realizojnë qëllimet dhe praktikat e markës.
Për shembull, vizioni i Microsoft ishte të vendoste “Një kompjuter në çdo shtëpi”. Ky vizion ishte mjaft i madh për të frymëzuar një lëvizje dhe i pranueshëm nga ekipi drejtues që t’a realizonte atë.
3. Misioni
Marka juaj duhet të ketë një mision të qartë dhe një karakter objektiv. Misioni përfshin qëllimin ashtu edhe vizionin e biznesit tuaj. Misioni i markës suaj duhet të përfshijë një deklaratë të qartë të qëllimeve të biznesit (ndoshta këtu një slogan i biznesit).
Markat që janë në mision të përkushtuar në përputhje me qëllimin dhe vizionin e kompanisë ndërtojnë kulturë solide pune. Kjo gjë sjell si rezultat një gjendje më të gëzueshme në mjedisin e punës dhe kuptim në të përditshmen e punonjësve. Nuk ka më mirë për një biznes se punonjës pozitiv – suksesi do të jetë i sigurt!
4. Vlerat
Marka duhet të ketë vlerat e saj, përndryshe rrezikohet të mos respektohet midis të tjerëve në treg. Mbi vlerat dhe rregullat e markës mbështeten mënyrat se si bëni biznes. Këto vlera janë kolonat e misionit që keni vendosur për të arritur në të ardhmen. Shikoni mirë se si këto vijnë njëra pas tjetrës dhe përcaktoni qartë se si vlerat janë gjithashtu përcaktuese për sjelljet dhe veprimtaritë e biznesit tuaj.
Në aspektin personal, njerëzit do t’i njohin vlerat tuaja nëpërmjet veprimeve dhe sjelljeve dhe jo nëpërmjet fjalëve që ju thoni. E njëjta gjë vlen edhe për markën. Sot, një nga praktikat e zakonshme është të rreshtohen vlerat në faqen e uebit të një biznesi, por pa veprime që të shkojnë njësh me fjalët nuk janë as marketing.
Gjeni dhe përcaktoni vlerat thelbësore të markës suaj dhe bëjini ato praktikisht të dukshme nëpërmjet praktikave të biznesit. Ne ju rekomandojmë të kontaktoni një trajner biznesi si Elite Coaching për t’ju ndihmuar në këto hapa dhe për të ndërtuar markën tuaj.
5. Pozicioni
Kuptimi i pikave të forta dhe të dobëta të audiences suaj ju lejon të zbuloni mundësitë që lidhen drejtpërdrejtë me konkurrencën dhe pozicionin tuaj në treg. Duke kuptuar këto pika ju mund të qartësoni gjithashtu edhe kërkesat e tyre. Në njërën anë, Kjo gjë ju sjell si rezultat pozicionimin e markës suaj në treg, konkurrimin dhe dallimin midis të tjerëve. Në anën tjetër, kur të kuptoni edhe se cilat janë problemet e tyre, atëherë mund të thoni se është përmbushur analiza dhe stzrategjitë e veprimit të biznesit.
Të qënurit origjinal do të thotë të zini vend në kujtesën e audiences suaj. Përse duhet t’ju mabjë mend audienca? Çfarë është ajo që ju bën ndryshe nga konkurrentët e tjerë? Pse duhet të zgjedhin biznesin tuaj? Mundohuni gjithmonë të gjeni diçka që ju veçon nga të tjerët dhe ju bën të paharrueshëm.
6. Personaliteti
7. Gjuha
8. Bërthama e Mesazhit
Çdo markë e suksesshme ka një mesazh të fort dhe thelbësor: deklaron përse marka ka rëndësi, çfarë përfaqëson dhe si dallon nga të tjerët. Është një pikë mbi të cilën mund të ktheheni sa herë që keni nevojë për frymëzim, ose kur nevojitet t’i rikujtoni vetes çfarë përfaqësoni ju dhe biznesi juaj. Mesazhi i markës është themelor dhe duhet të përfshihet në të gjitha format e komunikimit.
P.sh., “Dove ka spikatur për qasjen e saj të ndjeshme, humaniste dhe e afërt tek publiku. Toni i zërit është i butë dhe i qetë. Mesazhi tregon se produktet e tyre nuk janë vetëm për bukurinë, por edhe një burim besimi.”
9. Identiteti
Identiteti i markës përbëhet nga elementë si logo, ngjyrat, stili i imazhit, paketimi dhe tipografia (stilet shkrimore) të cilat sëbashku krijojnë një tërësi unike dhe të paharrueshme. Kjo tërësi elementësh vizual që vepron si një trup i vetëm, ndryshe quhet identiteti i markës dhe i biznesit.
Roli i identitetit të markës është të nxisë ndërlidhjen e anës vizuale me mekanizmat e kujtesës së trurit të njeriut në mënyrë që të bëhët dallimi pamor i markës.
Çfarë duhet të përmbajë identiteti i markës suaj?
• Logo kryesore
• Logo dytësore
• Përdorimet e logo-s
• Paleta e ngjyrave
• Tipografia
• Stili i imazhit
• Biblioteka grafike
• Udhëzues për stilin e identitetit të markës
10. Ekspresiviteti
Ekspresiviteti i markës është mënyra se si ju e prezantoni atë në treg. Ka të bëjë me historinë e markës. Npërmjet ekspresivitetit të markës ju kombinoni fjalët, imazhet, ID-në e komporatës, dizajnin, verpimtaritë dhe të gjitha gjërat që nëpërmjet pikave ku prek marka juaj shfaqin një histori origjinale se kush jeni në të vertetë
Ekspresiviteti i markës është manifestimi më i dukshëm i esencës së markës; njoftimet që vendosen para prezantimit të markës në lidhje me premtimet e dhëna.
Për të ndërtuar një markë të suksesshme, çdo shtyllë e mësipërme duhet të jetë pasuese e shtyllës së mëparshme. Në këtë mënyrë krijohet qëndrueshmëri dhe vazhdimësi solide. Nëse marka juaj përmban substancë brenda vetes, kuptim, vlerë, personalitet dhe përdorim vizual, atëherë biznesi juaj ka një pikënisje të fortë dhe një mjet për të lëvizur brenda një të ardhme të ndritur.
Hidhini një sy seksionit tonë Zhvillim dhe Ngritja e Markës.
Our team brings a combination of technical expertise, artistic passion, and psychological knowledge that results in effective strategies for growth.
Stafi ynë përbëhet prej njerëzve pasionant, krijues, ekspertë teknologjik, dhe njohës të psikologjisë të cilat rezultojnë në strategji efektive drejt rritjes.