north

BLOG/TRAJNIM I PËRQENDRUAR

Përkushtimi: Çfarë do të thotë për një organizatë?

Kristian Zara

Krijues Përmbajtje tek Elite Coaching | Qesh. 2022

Gjithmonë përfitim dhe rritje!

Shumë punë dhe projekte kanë një lloj natyre e cila kërkon realizim të nivelit të lartë. Në këtë aspekt të projektit, përkushtimi i grupit të punës (punonjësve) luan rol vendimtar.

Pra, çfarë është përkushtimi në një projekt?

Si fillim, përkushtimi ngjason me një marrëdhënie. Ndërton zemrën e një marrëdhënie të shëndetshme midis njerëzve si në mjedisin e punës – punonjës me punëdhënës – ashtu edhe jashtë mjedisit të punës – kompani me partnerë. Përkushtimi në punë shpjegohet si entuziazmi që një punonjës ka përbri detyrave të tij/saj. Kështu që, kënaqësitë e një punonjësi lidhur me punën e tij/saj varen nga gjendja e përkushtimit në punë dhe për detyrat e marrur përsipër. Kjo gjë sjell si rrjedhojë nivel të lartë performance të biznesit, qëndrimi afatgjatë i punonjësit në punë dhe rritje të atmosferës së punës në përgjithësi.

Si qaset ‘përkushtimi’ prej stafit të Elite Coaching?

Njeriu zhvillon cilësi profesionale përgjatë viteve në punë. E njëjta gjë vlen edhe për organizatat dhe kompanitë. Nëse kompanitë presin nga punonjësit e tyre një performancë të shkëlqyer atëherë, ato duhet të bëjnë të mundur një mjedis pune i cili ndihmon në rritjen e përkushtimit të vetë punonjësve.

Tek Elite Coaching, ne e përvetësojmë përkushtimin si kulturë të kompanisë sonë. Thënia jonë “të Përkushtuar drejt Rritjes’’, në fjalë të tjera do të thotë të përkushtuar në shumë aspekte të punës sonë. Gjithsesi, ne jemi në dijeni për ndryshimet që pësojnë gjërat, për zhvillimin e aftësive të njeriut dhe për mjediset e punës të cilat kalojnë nëpër transformime të vazhdueshme. Për këtë arsye, që përkushtimi të jetë një gjendje e qëndrueshme ka nevojë për përqendrimin dhe mundimin tonë të pandalur. Rrjedhimisht, për të mundësuar një mjedis pune i cili ndihmon punonjësit tanë ne punojmë në disa drejtime. Këto drejtime kanë të bëjnë me:

 

  • Si mund të përmirësohet përkushtimi në punë
  • Energjitë që duhen shpenzuar për të ngritur një grup pune më të fortë
  • Të vëmë në dijeni punonjësit tanë për pritshmëritë
  • Promovimin e një kulture transparente në punë
  • Inkurajimin e diskutimeve të lira dhe të hapura
  • Etikë të besueshme dhe të qëndrueshme pune
  • Kulturë besimi midis punojnësve dhe midis punonjës-punëdhënës
  • Strategji dhe mjete inovative të cilat ndihmojnë në lehtësimin e punës
  • Si të ndihmojmë në rritjen e punonjësve tanë
  • Krijimin e veprimtarive shpërblyese dhe argëtuese
  • Të festojmë çdo sukses sëbashku dhe të vlerlsojmë të gjithë

Çfarë të kemi parasysh!

Qëndrimi i punonjësve në një punë për kohë të gjatë është një problem i vazhdueshëm. Sidoqoftë nëse një kompani vlerëson punonjësit e saj dhe i bënë ata të ndjhen të vlerësuar, përkushtimi në punë me siguri do të rritet. Si pasojë, përkushtimi në punë sjell rendiment më të lartë të punonjësit. Imagjinoni një kompani e cila ka një punonjës që nuk është i vëmendshëm në punën e tij – katastrofë!

Ka disa arsye të cilat tregojnë për rëndësinë e pa zëvendësueshme për gjendjen e përkushtimit në punë. Një prej arsyeve më të zëshme është se përkushtimi ndihmon organizatën të arrijë qëllimet dhe të qëndrojë fort mbi vizionin e saj. Pa staf të motivuar me siguri organizata do të humbasë çfarë ka arritur prej vitesh, qoftë respekti apo pozicioni i tyre në treg.

Përkushtimi në punë dhe përfitimet e një organizate, kompanie dhe biznesi.

Ne e dimë se fitimet e çdo kompanie ose biznesi varen kryesisht nga ekipi i punonjësve që kanë. Për një kompani të paturit punonjës të përkushtuar është realizimi i një ëndërre. Kjo cilësi e ekipit do të thotë që kompania do të zgjasë për një kohë të gjatë. Prandaj, u takon drejtuesve të kësaj kompanie, të cilët janë përgjegjës, të ndërtojnë një mjedis i cili lejon ngritjen e një kulture të tillë në punë. Më poshtë po sjellim disa përfitime që lindin kur punonjësit janë të përkushtuar në punë.

Rritet produktiviteti

Punonjësit e përkushtuar nuk kanë nevojë për dikë që t’i kryejë detyrat e tyre, ata kanë nevojë vetëm për një drejtues që t’i udhëheq. Ky formim strukturor rezulton në rritjen e produktivitetit në punë. Një ekip i pajtueshëm do të paraqitet në kohë në punë, do të krijojë detyrat e veta, nuk do të bëjë vetëm të nevojshmen për të përmbushur detyrat por edhe më shumë.

Arrihen objektivat

Një ekip i përkushtuar punonjësish nuk do të kryej vetëm atë që kërkohet por do shkojë më tej për të përmbushur objektivat dhe synimet e vendosura. Ekipi i punës e kupton rolin që ka individi dhe të punuarit sëbashku në që arritjen e rezultateve dhe qëllimeve të caktuara. Për ekipin e përkushtuar, qëllimet dhe detyrat nuk janë vetëm një numër, datë ose objektiv; për ta është një vizion dhe udhëtim.

Puna vetë bëhet më argëtuese

E thënë troç, ekipi i përkushtuar sjell më shumë argëtim në punë. Angazhimi sjell zotësi dhe më shumë krijimtari ndaj detyrave. Një ekip i përkushtuar lulëzon me ide të reja dhe inovative dhe është kënaqësi të zbatosh ide të tilla herë pas here.

Shton vlera në punë

Përkushtimi në punë sjell vlerë shtesë përmes pjesëmarrjes aktive në diskutimet që lidhen me kompaninë. Punonjësit e përkushtuar sjellin ide të shkëlqyera në tryezë dhe ata janë gjithmonë të lumtur t’i ndihmojnë të tjerët që t’i vizualizojnë ato ide.

Një organizatë ka nevojë për punonjës të përkushtuar nëse kërkon të përmbushë vizionin e saj.