north

Zgjidhja e Problemeve: 5 Njohuri të Cilat Ju Mund t’i Përdorni

Kristian Zara

Krijues Artikujsh tek Elite Coaching | Qesh. 2022

Dija Lehtëson Rrugën Tuaj

Fillimisht, ju sigurojmë se askush tjetër nuk e respekton sipërmarrësin e një biznesi më shumë se sa Trajnerët që kanë përvojë në rrugëtimet e bizneseve! Pse kështu? Sepse ne respektojmë, para së gjithash, njohuritë që zotojnë sipërmarrësit e bizneseve në disa drejtime.

Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se sasia e njohurive mund të çojë edhe në stres e zhgënjim, pasi gjërat brenda një biznesi priren të tërheqin përqendrimin tonë në copëza të shumta. Një sipërmarrës biznesi shpesh ndodh që përqendrimin e ndan në shumë drejtime, gjë që rezulton në humbjen e vëmendjes së plotë ndaj atyre anëve shumë të rëndësishme për rritjen e biznesit. Prandaj, një trajner biznesi, siç është p.sh. një ekspert i Elite Coaching, ka gjithmonë ndikim të rëndësishëm në biznesin tuaj, pasi trajneri është i fokusuar plotësisht vetëm në një drejtim, tek nevojat e biznesit përkatësisht.


Në këtë artikull ne dëshirojmë që ju të lexoni rreth 5 lloje njohurish që mund t’ju ndihmojnë të shihni problemet dhe të shtroni zgjidhje për ato. Kështu, edhe ne vetë, i trajtojmë problemet dhe gjejmë mënyra për t’i zgjidhur ato.

 

Në çdo rast, ne jemi këtu për të punuar me ju në identifikimin e pengesave duke zhvilluar zgjidhje të përshtatshme.

1. Të njohësh mirë organizatën tënde

Kjo njohuri ka të bëjë me çdo komponent që përbën biznesin dhe përshtatjen e tyre sëbashku. Duke filluar nga departamenti juaj i prodhimit tek ekspertët tuaj financiarë, tek shitësit dhe çdo grup që kontribuon me llojin e punës që të arrihen qëllimet e përgjithshme të kompanisë suaj. Në ristrukturimin e zonave të biznesit tuaj për një efikasitet më të madh, rol të rëndësishëm luan të kuptuarit se si çdo seksion i biznesit lëviz drejt përmbushjes së qëllimeve të biznesit. Kjo njohuri ju ndihmon të risillni mënyra në detyrat e secili grup specialistësh. Në këtë mënyrë ju mund të dalloni qartë pengesat me të cilat përballet biznesi në tërësi.

2. Njohuri rreth njerëzve që punojmë tek ju

Njerëzit (punonjësit) janë pjesa thelbësore e një biznesi. Të qënurit i vetëdijshëm për punën, vlerat dhe rëndësinë e secilit nga punonjësve tuaj është kusht nëse dëshironi suksesin e markës suaj. Ju nuk duhet të punësoni njerëz pa llogaritur saktësisht se çfarë vlere do t’i shtojnë biznesit tuaj. Gjithashtu, është thelbësore të shohësh çdo punonjës jo vetëm si një mjet, por si një individ me ëndrra dhe qëllime, me aftësi dhe potencial që mund të rritin vlerën e kompanisë suaj në tërësi.

3. Njohuri rreth proceseve të biznesit tuaj

Proceset e një biznesi janë sikur “motori” i vërtetë i biznesit tuaj. Ato janë mjetet me anë të së cilave prodhohen produkte, ofrohen shërbime dhe përcillen oferta tek klientët e biznesit. Duke pasur njohuri të qartë për këto procese, ju lehtësisht mund të përcaktoni dhe eliminoni rrjedhjet e pa nevojshme brenda metodave t’uaja të prodhimit ose ofrimit. Të krijoni mënyra të reja për të ofruar produktet ose shërbimet tuaja dhe të ktheni këto procese në më të përshtatshme dhe më efektive për të gjeneruar fitime.

4. Njohje të mirë për tregun dhe industrinë e biznesit tuaj

Sot, ideja që kishim për tregjet dikur është në një lloj rënie. Është më e vështirë të mbash një mendim të qëndrueshëm për të ardhmen se para 2 vitesh. Megjithatë, edhe në këtë situatë, thelbësore është të dini gjithçka rreth konkurrentëve të tjerë të së njjtës fushë. Jo vetëm kush janë konkurrentët tuaj, por si sillen dhe veprojnë ata me situatën në treg. Gjithashtu shumë e rëndësishme është të kuptoni dhe parashikoni natyrën e tregut në të cilin po veproni. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë ju bën të ndryshëm nga të tjerët dhe t’i përdorni veçantitë e juaja në marketing. Ju gjithashtu duhet të qëndroni në kërkim të mjeteve efektive të marketingut; nga reklamat dhe promovimet tek shitjet dhe përvojat e klientëve, dhe gjithmonë kërkoni mënyra të reja për t’i përshtatur këto teknika në strategjitë t’uaja të tregut.

5. Njohuri rreth klientëve tuaj

Kur bëhet fjalë për njohjen e klientëve, jo çdo sipërmarrës biznesi e di saktësisht se kush është klienti ideal. Ju duhet të dini se ku jeton ky person, çfarë i pëlqen të bëjë, si jeton dhe pse blen produkte tek ju. Gjithashtu ju ndihmon të dini pse disa prej tyre shkojnë diku tjetër dhe jo tek ju.

Ju rekomandojmë kujdes të madh në këtë pikë të njohurive që ju mblidhni. Pasi të keni mbledhur këtë lloj informacioni, ju mbani në bazën e të dhënave materiale të ndjeshme. Ju duhet të jeni plotësisht të respektueshëm për jetën personale, privatësinë e secilit klient dhe të promovoni gjithashtu një mekanizëm sigurie brenda biznesit tuaj, në mënyrë që informacioni të mos përfundojë në duar të gabuara.

Ne të Elite Coaching e marrim këtë segment shumë seriozisht pasi besojmë se klientët kanë një jetë private që është një vlerë unike si edhe vetë jeta jonë. Pra, ndërtoni shërbime dhe marrëdhënie gjithmonë të besueshme me klientët tuaj. Në ktë mënyrë suksesi nuk do mungojë! Pasi të keni arritur këto 5 lloje njohurish rreth biznesit tuaj, njerëzve tuaj, proceseve t’uaja, tregut dhe klientëve – do të vëreni me siguri zgjidhjet e duhura. Elite Coaching për Biznesin mund t’ju ofrojë këshilla si këto, së bashku me të tjera që do t’i gjeni në të gjithë sektorin tonë e Të Mësuarit Gjatë Jetës. Trajnerët për biznesit do t’ju ndihmojnë për t’i kthyer klientët dhe punonjësit në mbështetës të pasionuar të biznesit tuaj.