north

BLOG/ZGJIDHJE PËR BIZNESIN

Zhvendosja e Përqendrimit, Zhvillimi i Biznesit kur Ekonomia Ndryshon

Kristian Zara

Krijues Përmbajtje tek Elite Coaching | Qesh. 2022

Ndryshimi është Zhvillim!

Në ditët e sotme, ekonomitë e botës janë ndërthurur me njëra-tjetrën. Njeriu duhet të jetë parashikues dhe i përgatitur për gjithçka. Vazhdoni të përqendroheni tek rritja!

Pandemia e Covid 19 na mësoi se ekonomia mund të kthehet në “ngushtimin e xhepit”. Një valë e madhe mbylljesh të bizneseve të vogla gjatë gjithë vitit tregoi se sa shumë prej nesh nuk ishin të përgatitur strategjikisht ose financiarisht për të përballuar pasojat dhe për të mbajtur bizneset në këmbë. Mbajtja e punëtorëve me pagesë dhe bizneset që përballeshin me vështirësitë e momentit, ishin çështjet e zjarrta për kokën e shumë njerëzve. Gjithsesi, diçka të sigurt që na tregoi kjo situatë është se ndryshimet dramatike në sistemet ekonomike botërore ndikojnë në të gjitha bizneset e botës, pavarësisht se ku gjenden ato.


Kanë kaluar 20 vjet që ne kemi parë një sërë zbaticash dhe fluksesh ekonomike që sfidojnë bizneset, veçanërisht sipërmarrësit e bizneseve të vogla. Sidoqoftë, kjo situatë pandemike nuk do të jetë e fundit për ekonominë. Prandaj, është e rëndësishme të dini se si të përgatiteni për të përballuar çdo stuhi tjetër që mund të shfaqet në të ardhmen.

Parashikoni dhe qëndroni të përgatitur

Vendoseni veten brenda kësaj gjendje mendore. Përvetësoni këtë mënyrë të menduari që mund të merret me situata të ndryshueshme. Kthejeni atë boshtin e veprimeve tuaja të së ardhmes kur të nevojitet.

Sipërmarrësit e bizneseve duhet të jenë të përgatitur të presin të papriturën. Nëse në të ardhmen mund të përballeni me valë çështjesh të paparashikueshme, mund të viheni në një pozicion ku ju kërkohet të veproni shpejt dhe saktë, përfshirë këtu edhe rënien ekonomike të biznesit. Megjithatë, koha dhe veprimet mund të jenë gjithashtu të kufizuara. Kështu që, bëni mirë të adoptimi një mentalitet që parashikon të ardhmen dhe përgatit strategji që do t’ju ndihmojë të keni zgjidhje të gatshme për t’u zbatuar. [lexoni më shumë në artikullin për zgjidhjen e problemeve] 

Mënyra më e mirë për t’u përgatitur për më të keqen është të mbani gati një arkë fondesh emergjentë për raste kur biznesi bie në cekëti xhiroje. Kjo është njësoj si financat t’uaja personale; duhet të përpiqeni të mos shpenzoni atë që nuk keni. Ne dhe ekspertë të tjerë të trajnimit të biznesit do të sugjeronim të krijoni një fond rezervë me vlerë rreth 6 muaj të shpenzimeve të biznesit tuaj. Kur të nevojitet, ky fond do ta ndihmojë biznesin tuaj të vazhdojë lundrimin dhe t’ju japë hapësirë frymëmarrje ndërkohë që mendoni për hapin e rradhës.

Mos humbisni kohë, por as mos nxitoni

Pavarësisht se trajektorja ekonomike shkon ndryshe nga zakonisht, mos nxitoni të bëni ndryshime dramatike në modelin e biznesit tuaj ose në strategjitë tregtare. Gjithashtu, nuk këshillohet të prisni që fondi i emrrgjencës (rezerva e parave të gatshme) të mabrojë. Midis këtyre dy veprimeve, duhet të keni përgatitur një ose më shumë plane për ta mbajtur biznesin brenda folesë së sigurt. Hapi i parë që duhet bërë pasi të keni një plan të qartë është të ndërtoni strategji për të menaxhuar fondin e emergjencës dhe për të marrë vendime se si ta zbatoni atë. E rekomandueshme këtu është të merrni ndihmë ose këshilla nga trajnerë ekspertë të biznesit si ne të Elite Coaching.

Përveç kësaj, mbani veshët tuaj të hapur që të mësoni çfarë bëjnë të tjerët në në të njëjtën industri, në të njëjtën situatë si e juaja. Më pas, përparoni me planin tuaj dhe shtyjeni atë më tej në zbatimin e ndryshimeve brenda modelit të biznesit (ose ndërthurjen e tij me modelin aktual). Pasi plani juaj të ketë filluar të sintetizohet dhe t’u përgjigjet kërkesave të reja, përqendrohuni më fortë në rritjen e të ardhurave. Ndryshe quhet “zhvendosja e përqendrimit” në kohën kur ndryshimet janë disi agresive ndaj biznesit tuaj.

Qëndrueshëm mbi këmbët tuaja

Pasi të keni adoptuar dhe zhvilluar aftësi të tilla, gjërat janë shumë më të lehta për t’u bërë kur situata të vështira shfaqen në horizontin tuaj dhe të biznesit tuaj. Aftësia e përfituar nga praktika dhe strategji të tilla do t’ju ndihmojë të veproni me planin e duhur në kohë dhe për jetëgjatësinë e biznesit që drejtoni. Ndryshe mund të themi se – elasticiteti i një personi për t’u përshtatur shpejt dhe saktë me ndryshimet e reja është aftësia më e mirë kur evolucioni të shtyn përpara. Nëse një person mund ta arrijë këtë, edhe biznesi që ai/ajo zotëron mundet.

Nëse ju duhet një ekspert me të cilin të këshilloheni dhe të krijoni strategji për biznesin tuaj, flisni me një Ekspert të Elite Coaching – Zgjidhje për Biznesin.