RRETH NESH/
Fillimisht, sepse ne gjithmon realizojmë çdo kërkesë. Përqasja jonë qëndron gjithmon në lidhje me ndërtimin e Përvojave të Përjetshme. Dhe, qëllimin ynë mbartë gjithnjë me vete respekt të njëjtë për klientët, punonjësit, partnerët si dhe furnitorët tanë.
Ndershmëria, sinqeriteti dhe pastërtia janë parime që na drejtojnë tek ndërtimi i një modeli të biznesit të qëndrueshëm. Kur gjërat bëhen ma anë të këtyre parimeve, do të dal në pah gjithnjë puna më e mirë.
Përse të zgjedhim Elite Coaching ? Sepse kur na zgjidhni ne, ju i shtoni biznesit tuaj një prekje origjinale dhe të veçantë, element këto që nuk gjenden shpeshë në kohën e teknologjisë brenda së cilës po jetojmë sot.
Trajnime
Mëso & Qëndro Aktiv
Sipas konceptit të së mësuarit jetëgjatë që ne kemi nisur të ndërthurirm që perj vitit 2010, sot kemi ndërtuar një model të veçantë të punës i cili është kthyer në kulturë brenda kompanisë.
Ne jemi vazhdimisht duke dhënë mësime me anë të metodave më bashkohore dhe të cilat lidhen me fusha të ndryshme si: turizmin, jëtën dhe shërbime sociale, web dhe grafik disajn, marketing, manaxhim, parashtrim i ideve për biznes dhe në fushën e krijimtarisë.
Ne po frymëzojmë drejtues dhe trajnerë të cilët mund të ndihmojnë të tjerët të rriten profesionalisht. Nëpërmjet programeve tona të trajnimit të gjithë rriten profesionalisht dhe intelektualisht.
Një Botë e Re & me Larmi!
Ne jemi gjithmon të përgatitur dhe njohim mirë llojin e shërbimit të nëvojshëm për klientët tanë. Kjo është diçka e vështirë por ne vazhdimisht kërkojmë dhe ndryshojmë përshtatshmërinë e të bërit punë nga dita në ditë.
Për më tepër, jemi të parët që kemi demokratizuar mënyrën e të punuarit për stafin tonë. Kemi filluar të veprojmë në mënyrë të lirë për sa i përket vendodhjes për të kryer punët që marrim përsipër duke gjetur gjithashtu zgjidhje të cilat përshtaten brenda cikleve të ndryshme të biznesit. Të qenurit prej vitesh në tregun internacional dhe brenda mjedisit komunikues na ka mësuar të mos mbështesim filozofinë tonë tek kombësia dhe religjioni.
Bota në të cilën ne besojmë është ajo brenda së cilës çdo kush është i mirëpritur gjerësisht. Secili ka kulturën e tij, gjë e cila duhet respektuar vazhdimisht. Larmia kulturore është për ne një mundësi dhe qëllim për t’u kthyer në një kompani shumëkombëshe.
Ditët e sotme, të punosh për një kompani e cila zgjerohet në shumë aspekte është një sipërmarrje e vështirë për t’u realizuar. Për këtë arsye ne mundohemi vazhdimisht t’a kthejmë punën në një kohë të shpenzuar në mënyrë të këndshme dhe të bylmetë duke parashtruar metodologjitë më të mira të punës, mbështetjes dixhitale dhe duke vlerësuar sinqerisht kë do në që punon me ne.
Fuqia Punëtore & të Drejtuarit
Kompania jonë rritet mbi një strukturë të thejshtë me karakter mendor që lejon secilin nga stafi jonë të qëndrojë gjatë me ne. Drejtuesit e Elite Coaching janë gjithmonë duke promovuar personat më të mirë të stafit dhe duke i frymëzuar ato të rriten brenda mjedisit me filozofinë e fitimtarit.
Organizimi i kompanisë sonë është pothuajse flat me shtresa të holla hierarkike. Përshtatshmëria është diçka që ne e njohim shumë mirë.
Our team brings a combination of technical expertise, artistic passion, and psychological knowledge that results in effective strategies for growth.
Stafi ynë përbëhet prej njerëzve pasionant, krijues, ekspertë teknologjik, dhe njohës të psikologjisë të cilat rezultojnë në strategji efektive drejt rritjes.