TË MËSUARIT JETËGJATË/
Përgjegjësia Sociale e Korporatës (CSR) është kur një kompani operon në një mënyrë etike dhe të qëndrueshme duke u përkujdesur për ndikimet e saj në mjedis dhe komunitet. Kjo do të thotë ndërgjegjësim dhe përkujdesje ndaj të drejtave të njeriut, komunitetit, mjedisit dhe shoqërisë në të cilat vepron biznesi.
Ky segment ofron një hyrje në praktikat e Turizmit dhe Konceptit të Qëndrueshmërisë. Me këtë trajnim ofrohen një sërë modulesh trajnimi të cilat do të përmirësojnë njohuritë t’uaja për ndikimet pozitive dhe negative të turizmit. Për më tepër, do të zbuloni se si mund t’a bëni kompaninë tuaj më të përgjegjshme, më mjedisore dhe shoqërore. Njohuria dhe të kuptuarit e aspekteve të ndryshme të qëndrueshmërisë është thelbësore për të përmirësuar performancën e korporatës suaj. Prandaj, marrja e certifikatës së trajnimit Travelife është një hap i parë thelbësor në zbatimin e sistemit tuaj të praktikave të qëndrueshmërisë.
PSK është një angazhim i rëndësishëm ku një biznes monitoron dhe siguron përputhshmërinë e tij aktive brenda hapësirës së ligjit, standarteve etike dhe vlerave ndërkombëtare. Qëllimi i PSK ndërthur përgjegjësinë mbi veprimet e kompanisë dhe inkurajon një ndikim pozitiv nëpërmjet aktiviteteve në mjedis, konsumatorë, punonjës, komunitete dhe palë të tjera të interesuara në biznes.
Kemi ndërtuar Elite Academy e cila është brandi ynë për PSK (CSR). Akademia është në rritje çdo vit dhe me anë të saj ne mbështesim çdo ide biznesi e cila lidhet me ndikimin ekonomik-social si p.sh. edukimin dhe trajnimin professional. Tashmë Akademia është edhe pjesë e Travelife, që do të thotë një sektor më shumë në programet e edukimit që ofrojmë.
Elite Academy është e hapur në filozofi, e përshtatshme për këdo dhe jo fitimprurëse si organzatë. Financohet drejt për drejtë nga Elite Travel Group. Ndërsa dhurime të jashtme nuk pranohen në formën e fondeve por vetëm si kontribut dituror dhe në përvojë, trajnime, programe bursash, seminare praktike, kurrikula innovative për TOT dhe sdudent.
Elite Coaching është kompania e parë e certifikuar Travelife në Shqipëri. Ne auditojmë, certifikojmë, trajnojmë dhe sigurohemi për angazhimin dhe zbatimin e destinacioneve të gjelbra, institucioneve publike, kompanive të gjelbra dhe të qëndrueshme. Mënyra jonë e punës dhe e mbështetjes është e përshtatshme për realitetin ekonomik, duke marrë parasysh sfidat sociale dhe ekonomike, mundësitë dhe kërcënimet mjedisore. Vetëdija e organizatës funksionon brenda një kuadri të gjerë strategjishë. Midis ndërlidhjeve komplekse me grupet dhe palët e interesuara, mund të përgatiten dhe të përdoren mundësitë që lidhen me qëndrueshmërinë.
Our team brings a combination of technical expertise, artistic passion, and psychological knowledge that results in effective strategies for growth.
Stafi ynë përbëhet prej njerëzve pasionant, krijues, ekspertë teknologjik, dhe njohës të psikologjisë të cilat rezultojnë në strategji efektive drejt rritjes.