north

ZGJIDHJE KRIJUESE/

Dizajni Grafik
& Marka

A ka Marka juaj zë të fuqishëm?

Na pëlqen të punojmë me klientë në të gjithë botën për të zhvilluar dizajne origjinale, inovative dhe të jashtëzakonshme!

Le të punojmë dhe krijojmë sëbashku!
Ne ju garantojmë vetëm përfitime!

Dizajni grafik është një aspekt i rëndësishëm i marketingut. Gjithmonë duhet të synoni të përdorni dizejnues me cilësi të lartë dhe profesional për Markën tuaj nëse dëshironi t'a shndërroni audiencën tuaj në klientë të vazhdueshëm. Departamenti i dizajnit grafik të Elite Coaching është zgjidhja më e përsosur e cila do të ndihmojë në promovimin e markës tuaj në lartësinë e nevojshme. Ne do t'ju ndihmojmë të zhvilloni përmbajtje për mediume të ndryshme marketingu si p.sh. mediat sociale. Ekipi ynë i shërbimit ndaj klientit është gjithnjë i hapur dhe i përshtatshëm për t'iu përgjigjur pyetjeve në varësi të nevojave tuaja.

Stafi ynë energjik ju bën të ndiheni të sigurtë në çdo produkt.

Dizajni grafik jo vetëm që e bën diçka të duket mirë, por organizon informacionin për të ndihmuar përcjellshmërinë e mesazhit në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur ndërthuren bashkë imazhi i duhur, titulli i mirëmenduar nëpërmjet një ekzekutimi profesional brenda një pakete të mirëpërcaktuar, atëherë BOOM! Mesazhi godet objektivin e tij.

01
Punonjësit
Staf profesional me aftësi të avancuara dhe përvojë të madhe
02
Përgjegjësi
Si profesionist, ne kryejmë punë – dhe e bëjmë mirë
03
Vetëbesim
Të sigurt për të treguar atë që dimë, ndihmojmë veten dhe të tjerët të kenë sukses
04
Integritet
Jemi të sinqertë dhe respektojmë njerëzit e tjerë duke marrë parasysh nevojat e tyre
05
Origjinalitet
Ne përpiqemi t'i qasemi çdo projekti ndryshe në mënyrë që të arrijmë një rezultat origjinal
06
Pozitivitet
Ne përdorim praktika për të mbajtur mendësi pozitive edhe në situata të vështira

PROJEKTET TONA TË FUNDIT

Qëllimi ynë është të nxisim, inkurajojmë dhe mbështesim kolegët tanë të bëjnë punën e tyre ashtu siç e dinë më mirë. Kemi krijuar me dashuri një sistem pune që thjesht është funksional!

TRAJNIM DIZAJN GRAFIK

Pavarësisht nëse jeni dizajner grafik, profesionist ose krejtësisht i ri në këtë fushë, ka gjithmonë shumë mënyra për ta kthyer atë në punën tuaj të së ardhmes!

01
Bazat e Dizajnit Grafik
Bazat e dizajnit grafik janë të shohësh dhe të kuptosh se si funksionojnë cilësitë e materialit vizual - format, imazhet, teoria e ngjyrave, tipografia dhe faqosja. Angazhimi në vizualizimin e një ideje të caktuar ose zgjidhjen e një problemi të caktuar.
02
Aplikacioni & Dizajni Grafik i Përparuar
Aftësi për të zhvilluar dhe njohuri mbi mënyrën sesi reklamimi ndikon në fushata duke mbajtur parasysh bazat e dizajnit. Zhvilloni portofole krijuese që ndihmojnë në gjetjen e mundësive në fushën e industrive digjitale.
03
Dizajn i Aplikuar
për Sisteme Dizejnimi
Një sistem projektimi është një grup standardesh për dizajnin dhe kodin së bashku me komponentët që unifikojnë të dyja praktikat.

Qëndro në Lidhje

Na pëlqen të bëjmë miq të rinj!