ZGJIDHJE PËR BIZNESIN/
Marketing & Marrëdhënie me Publikun plotësojnë njëra-tjetrën, duke i ofruar terren markës për të përcjellë mesazhin e saj. Elite Coaching ofron zgjidhje moderne dhe efektive për të kryer promovimet dhe shitjet në mënyrë të thjeshtë.
Ne fokusohemi në identitetin dhe reputacionin e përgjithshëm të markës së një kompanie në mënyrë që të arrijmë rezultatin më të lartë të shërbimeve tona.
Ndërkohë që Marketing & Marrëdhënie me Publikun kanë zgjeruar sferën e tyre ndërvepruese duke përcjellur edhe njëfar agresiviteti në komunikim me publikun, ato shpesh përfundojnë duke përqasur të njëtjtët njerëz. Prandaj ne të Elite Coaching marrim çdo projekt duke e qasur atë ndryshme dhe gjithnjë duke e përshtatur me strategjitë e forta të marketingut të cilat japin rezultatin më të mirë.
Për më tepër është e rëndësishme të dini se në varësi të organizatës, Marketing & Marrëdhënie me Publikun mund të jenë funksione të ndryshme ose të integruara në një grup ose departament.
Marrëdhënie me Publikun
Shërbim me Një Ndalesë
Ne kemi ekspertët e duhur, sidoqofshin nevojat t’uaja për marrëdhënie me publikun, marketingun, mediat sociale apo krijimtarinë.
Ekspertët tanë punojnë me klientin duke ngritur një strategji fituese për të arritur realizimin e objektivave të vendosur. Ne ju ndihmojmë në fushatë, produkt dhe programet t’uaja në mënyrë që të arrihet komunikimi i brandit në një audiencë sa më të gjerë.
Të gjitha aspektet dhe proceset në lidhje me marrëdhënie me publikun janë në përkujdesje të plotë të stafit të Elite Coaching.
Do të menaxhojmë gjithçka përmes një niveli të lartë komunikimi dhe përgjegjësie.
Zgjidhje Marketingu
Të dhëna në kohë reale
Merrni të dhënat në kohë reale për sjelljen e konsumatorit, perceptimin e markës dhe mundësitë e inovacionit me anë të së cilave mund të merrni vendime për të optimizuar shpenzimet e marketingut dhe në personalizimin komunikimit me klientët. Kjo do t’a ndihmojë kompaninë tuaj të kultivojë rritje të qëndrueshme dhe të tejkalojë konkurrentët.
Menaxhim i Mediave Sociale
ofron përfitime të ndryshme si:
Menaxhimi i mediave sociale është procesi i mbarështrimit dhe mbarëvajtjes së pranisë suaj në platformat e mediave sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter duke krijuar, publikuar dhe analizuar përmbajtjen që postoni. Menaxhimi i mediave sociale përfshin gjithashtu angazhimin dhe ndërveprimin me përdoruesit e mediave sociale. Ju mund të përdorni mjete, shërbime dhe menaxherë të mediave sociale për të mbikëqyrur dhe mbarështuruar shpërndarjen e brandit apo biznesit tuaj duke zgjeruar audiencën vazhdimisht.
Menaxhim
SEO & Harta
Shërbimet lokale të SEO fokusohen në rritjen e paraqitjes suaj në internet duke përdorur ndërlidhjet lokale, marketingun e Google Maps, shtrirjen e markës dhe taktika të tjera të mundshme. Konsumatorët kërkojnë atë që duan shpejt, dhe mundësisht në çast.
Rregulli numër një i SEO lokale është që të jeni në përputhje me gjithçka që duhet të bëni. Kjo gjithashtu ka të bëjë me praninë tuaj dixhitale në motorët e kërkimit siç është Google Engine. Me marketingun e Google Maps, ky segment (SEO) i Elite Coaching siguron që PNV-ja juaj (emri, adresa dhe numri i telefonit) të jetë e qëndrueshme kudo në internet. Ky drejtim është një nga bazat kryesore të SEO-së lokale.
Our team brings a combination of technical expertise, artistic passion, and psychological knowledge that results in effective strategies for growth.
Stafi ynë përbëhet prej njerëzve pasionant, krijues, ekspertë teknologjik, dhe njohës të psikologjisë të cilat rezultojnë në strategji efektive drejt rritjes.