north

ZGJIDHJE PËR BIZNESIN/

Zhvillim i
Biznesit

Zhvillimi i biznesit mund të përmblidhet si ide, përpjekje dhe veprimtari që ndihmojnë në përmirësimin e një biznesi. Kjo përfshin rritjen e të ardhurave, rritjen në aspektin e zgjerimit të biznesit, rritjen e përfitimit duke ndërtuar partneritete strategjike dhe marrjen e vendimeve strategjike për mbarështrimin e biznesit. Ne ju mbështesim në të gjithë hapat, nga zbatimi i politikave të biznesit dhe sistemeve të IT-së deri tek trajnimi i stafit dhe drejtimet strategjike të Markës.

Pikat kryesore

01
Ne fokusohemi në zhvillimin e aftësive praktike. Konceptet vetëm nuk do të mund të japin rezultatin e dëshiruar. Një qasje e dyanshme është gjithmonë e suksesshme.


02
Ne ofrojmë përvojë të lartë në përforcimin e aftësive individuale si në anën mekanike (strategjitë, proceset) dhe ato intelektuale (komunikim, marrëdhënie) të zhvillimit të biznesit.
03
Njohuria dhe ekspertiza jonë në funskion të plotë për fillimin e ideve të reja të biznesit.




04
Sigurohemi që kuptimi i ndërsjellë i nevojave të klientëve, problemeve dhe mjedisit të biznesit nëpërmjet teknikave efektive të dëgjimit dhe komunikimit


05
Përkthejmë rolin shërbimeve të biznesit në kontekstin e përfitimeve që këto mund të ofrojnë për klientin


06
Përkushtohemi në krijimin e një qasjeje të favorshme për zhvillimin e biznesit të ri në të cilin të gjithë aktorët përfitojnë sëbashku.



Ne jemi të bindur se strategjitë e përshtatshme dhe praktike të zhvillimit të biznesit mund të mësohen dhe zhvillohen përmes trajnimeve dhe edukimit cilësor.

Rritje me anë të sistemit të sofistikuar

Zgjidhja më e mirë për përfitim
dhe rritje të qëndrueshme

Vënia në praktikë e zgjuarsisë teknike, është zgjedhja më e mirë për një rritje të qëndrueshme dhe fitimprurëse. Ky sistem është më shumë një strukturim i veprimeve këshillimore dhe teknike të vendosura në shërbim të biznesit. Me anë të përkushtimit në strategji dhe mjete që kanë në qendër klientin mund të sjellim përshpejtimin e rritjes së vlerave të biznesit ose kompanisë suaj. Ne punojmë sëbashku me sipërmarrësit dhe drejtuesit e bizneseve për të identifikuar pengesat dhe parandalimin e problemeve – si për ju, punonjësit tuaj, klientët tuaj dhe të gjithë palët e interesuara.


Nëse dëshironi të strukturoni një rritje të zgjuar, duhet të krijoni një sistem që lidh hendekun midis qëllimit të organizatës suaj brenda fushës vepruese të ekzekutimit. Kjo mundëson një reagim përforcues; ndërsa njerëzit në kompaninë tuaj përmbushin detyrate e dhëna, njohuritë dhe të statistikat që mbështesin strategjinë dhe strukturën e veprimtarisë së biznesit. Në këtë mënyrë mund të krijohet një cikël proaktiv për të përmirësuar përmbushjen e objektivave.

Ekspertiza Jonë

Avantazhet e sistemit tonë në rritjen fitimprurëse dhe të qëndrueshme

Qasja jonë e përshtatshme me në qendër klientin vepron binshëm në përputhje me një larmi organizatash. Nga startup-et dhe kompanitë në zhvillim, tek bizneset familjare dhe kompanitë e gamës së mesme të tregut. Industritë dhe sektorët me të cilat ne bashkëveprojmë përfshijnë fushën e turizmit, kompanitë e udhëtimit, biznesin e bazuar në komunitet, energjinë, prodhimin vendas, teknologjinë, shpërndarjen e prodhimtarisë, transportin dhe transfertat, destinacionet e gjelbërta turistike dhe korporatat ndërkombëtare.

Ne ju ndihmojmë të transformoni biznesin tuaj duke e mabrështruar atë brenda rritjes së qëndrueshme dhe në vend pararendës mes konkurrentëve të tjerë të së njëjtës fuhsë. Kjo mund të arrihet vetëm me një punë sistematike që qëndron në linjë me avantazhe të tilla si:

01
Përmirësimi i imazhit të Markës e cila ndihmon në dallimin e biznesit tuaj midis të tjerëve


02
Uljen e kostove dhe rritjen prodhimtarisë në mënyrë që biznesi juaj të zgjerojë kufijtë e fitimit. Ne ndërtojmë zgjidhjen më të mirë që nuk dëmton, por i jep një nxitje Markës tuaj dhe prodhimtarisë së biznesit
03
Ndërtojmë mekanizma lehtësie për biznesin që të jetë në përputhje me rregulloret e qeverisë për sektorin e industrisë në fjalë. Ne ndihmojmë bizneset të operojnë në mënyrë të sigurt pa ndikuar negativisht në mjedis.
04
Ndikojmë në aspektin tatimor që lidhen me burimet e energjisë së gjelbër dhe praktikat ekologjike që mund të ndikojnë në rritjen e përfitimeve shtesë
05
Ndërtojmë dhe parashtorjmë praktika të cilat ndikojnë në mbajtjen e qëndrushme të punonjësve në rrugëtimin e biznesit, duke përfshirë këtu edhe kujdesin dhe lumturinë e njerëzve në punë. Kjo mënyrë ka treguar se punonjësit janë më produktivë kur trajtohen me respekt dhe përkushtim njerëzor.
06
Të përmbushen qëllimet e biznesit dhe të përparojmë në ngritjen në krye me anë të identitetit të biznesit tuaj. Kjo qasje i bën konsumatorët/klientët më të tërhequr. Trupëzimi i PSK brenda biznesit tuaj është krjet fitimprurës.

07
Reduktimi i mbetjeve duke u angazhuar në praktikat e qëndrueshme të produkteve


08
Strategji inovative dhe siguruese për vazhdimin e biznesit nëpërmjet praktikave të qëndrueshme që mbështesin kompaninë për të ruajtur ose rigjeneruar burimet e disponueshme për të ecur përpara.

Klientë B2C dhe OTA të Shitjes

Në një industri globale gjithnjë në zhvillim, lehtësitë e një OTA për të shitur dhe shpërndarë shërbime shpejt, pa gabime, është kritike brenda rritjes dhe ruajtjes së përparësisë ndaj bizneseve të tjera dhe gjithashtu agjencive të udhëtimit.

Le të shohim disa përfitime që sistemi OTA në mundëson nëpërmjet softuerit të duhur për shërbimet B2C (biznes për klientin) .

Rritja e rezultateve të kërkimit
Shpejtësia dhe shkalla me të cilën OTA-të mund të kthejnë kërkimet e klientëve është një shtytës kryesore në rritjen, përfitimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me ta. Aftësitë e fuqishme kompjuterike si mbushja automatike, memoria e veprimeve historike dhe funksione të tjera komode e bëjnë të lehtë kthimin e përdoruesve në klient të mundshëm.


Sistem rezervimi i lehtë për përdoruesit
Detyrat me volum të lartë si rezervimet dhe konfirmimet mund të jenë intensive në kohë duke harxhuar burime shtesë të pa nevojshme. Me pak ndërhyrje njerëzore, OTA-të mund të përdorin automatizimin për të rritur dukshmërinë, transparencën dhe shkathtësinë në të gjitha pikat e kontaktit zinxhir.
Mënyra të ndryshme pagese
Konvertimi, ose akti i shtyrjes së një klienti për të kryer blerjet në karrocën virtuale, është një shqetësim kryesor për OTA-të. Me kaq shumë sisteme pagesash të disponueshme në peizazhin e sotëm të tregtisë elektronike, këto element janë të domosdoshme për çdo kompani.
Përshtatja e detyrave të zyrës
Në zgjedhjen e softuerit të duhur B2C, OTA-të mund të eliminojnë virtualisht nevojën për ndërhyrje njerëzore, gjë që redukton ngarkesën mbi personelin dhe ulë shpenzimet e tepërta.

Për të ndihmuar OTA-të të fuqizojnë më të mirën në softuerin e shitjes B2C, Elite Coaching ofron një shumëllojshmëri zgjidhjesh softuerësh që ndihmojnë kompanitë të arrijnë potencialin e tyre të shitjes dhe shpërndarjes. Nëpërmjet një sërë platformash teknologjike të integruara, kompanitë mund të shfrytëzojnë rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit duke ulur kostot dhe duke ulur kompleksitetin në çdo pikë të zinxhirit ndërveprues.

Qasja e Elite Coaching shtyn përvojën e bizneseve përmes një sërë eksperiencash të cilat lidhen me zhvillimin e markës dhe përqendrojnë vlerën e plotë të biznesit në prarashtirmin e rritjes së forte dhe të qëndrueshme.

Shitja B2C është krijuar për të ndihmuar pronarët e bizneseve të përmirësojnë performancën drejt nivelit të lartë dhe bashkohor. Një aspekt i kësaj ka synim të përqasë procesin e shitjeve në shtëpi. Kriteret e tjera kryesore që ndihmojnë gjigantët OTA të fitojnë besimin e klientit është transparenca dhe vëmendja ndaj detajeve.

Qëndro në Lidhje

Na pëlqen të bëjmë miq të rinj!