north

ZGJIDHJE PËR BIZNESIN/

Zhvillimi & Rritja e Markës

Çdo biznes ka një identitet dhe karakter veprues të cilat pasqyrohen drejt brenda Markës së biznesit. Diferencimi i biznesit tuaj nga konkurrentët dhe qëndrueshmëria në komunikim janë faktorë të rëndësishëm në krijimin dhe ruajtjen e suksesshme të Markës. Pa menaxhimin e Markës, asnjë nga bizneset nuk mund të kishte arritur suksesin e qëndrueshëm që ka sot.

Menaxherët tanë janë si një “ombrellë” që mbulon të gjitha aspektet zhvillimit të Markës duke u nisur nga dizajni, shpërndarja-vendosja, marketing dhe reklamimi. Kjo ombrellë nxit identifikimin dhe zhvillimin e një identiteti të vërtetë të Markës. Përfshin menaxhimin e identitetit të Markës së një organizate, ose të gjithë elementëve që një kompani krijon për të portretizuar imazhin e duhur tek konsumatori i saj.

 

Kjo përfshin paketimin, njoftimet për shtyp dhe marrëdhëniet me publikun, shërbimin ndaj klientit, manaxhimin e ngjarjeve dhe përvojën e shitjes me pakicë. Gjithashtu, kujdeset edhe për stilet e të shprehurit të drejtuesve ekzekutiv në lajme, ose në ndonjë “pikë kontakti” me klientët gjatë një eksperience të Markës. Menaxhimi strategjik i Markës ka për qëllim të mbështesë kompanitë në përmirësimin e njohjes së Markës, rritjen e të ardhurave dhe arritjen e qëllimeve afatgjata të biznesit.

Rritje

Ideja e rritjes është një domosdoshmëri për t’u përfshirë në biznesin tuaj për të arritur kompetencën, për të rritur të ardhurat tuaja dhe për të ecur në rrugën e Markës tuaj në ekzistencën afatgjatë në treg. Nemund të kujdesemi për të gjithë hapat e nevojshëm për të bërë dhe të mbështesim Markën tuaj drejt arritjes së gjendjes së biznesit të sigurt, të qëndrueshëmdhe konkurues.

Qëndro në Lidhje

Na pëlqen të bëjmë miq të rinj!