north

PËRQENDRIM COACHING/

Zhvillimi i Idesë
& Strategjia

Zhvillimi i Idesë

Elite Coaching ne vendosim fokus të madh në kërkimin e ideve të reja dhe zhvillimin e të vjetrave drejt risisë. Këtë gjë ne e zbatojmë si për kompaninë tonë dhe rekrutimin e stafit, por edhe për biznese dhe profesionistë të tjerë jashtë Elite Coaching. Këtë e bëjmë si për ide biznesi po ashtu edhe për ide produktesh. Ne ndërtojmë natyrën e strategjisë sipas vetë idesë dhe vazhdojmë ta përpunojmë atë përmes hapave të qëndrueshme dhe fazave zhvillimore.

Nëpërmjet zhvillimit të ideve, një zhvillues ose krijues është në gjendje të mishërojë idetë e tij dhe të dalë me koncepte që mund të zbatohen në situata reale duke kuptuar nevojat dhe problemet e njerëzve.

 

Zhvillimi/optimizimi i idesë është një proces hap pas hapi përmes së cilit një grup idesh rafinohet duke identifikuar elementët specifikë që krijojnë ndikimin më të madh. Zhvillimi i idesë ka të bëjë thjesht me zbatimin e mënyrave të ndryshme të eksplorimit të ideve dhe hartimit të zgjidhjeve ndaj problemit në mënyrën më të drejtë.

Strategjia jonë në zhvillimin e idesë së biznesit ose idesë së produktit kalon nëpër këto faza:

Faza e frymëzimit

Kjo është kur një krijues/zhvillues vjen me një ide dhe ka të ngjarë të ketë më shumë se një në konsideratë. Për të nxjerrë në pah natyrën e idesë dhe përfitimet prej saj, ne zbatojmë disa strategji udhëzuese:

01
Stuhi mendimesh
02
Organizim të mendimeve
03
Teknika SCAMPER
04
Të menduarit ndryshe
05
Bashkëpunim

Faza e inkubacionit

Në zhvillimin e idesë, ne krijojmë kohë për të analizuar idenë e përzgjedhur në fazën e parë.

Në këtë fazë, një krijues është në gjendje të krijojë një plan për të zhvilluar idenë e tij, të kuptojë aplikacionin ose metodat më të mira për ta bërë idenë realitet, si dhe të përcaktojë mundësitë/industritë ose kontekstin më të mirë për të zbatuar idenë.

Faza e ndriçimit

Kjo është faza e përpunimit/vlerësimit ku ne jemi në gjendje të vlerësojmë idenë në lidhje me planin e zhvilluar në fazën e dytë. Ne jemi në gjendje të identifikojmë dobësitë dhe të punojmë për mënyrën më të mirë për t’i zbutur ato duke kryer një vlerësim kritik të idesë. Kjo është faza ku mjetet që do të përdoren dhe veçoritë e tyre merren parasysh në lidhje me qëllimin.

Faza e zbatimit

Ndaloni së menduari dhe filloni të punoni! – kjo është faza e konkretizimit. Në këtë fazë ne zhvillojmë atë që është vlerësuar tashmë dhe jemi në dijeni se tregu/konteksti është gati ta përthith e ta përdor idenë.

Qëndro në Lidhje

Ne na pëlqen të krijojmë miqësi të reja!